Flash News

E-TJERA

Përdorimi i simboleve gjatë votimit nga kandidatët, Celibashi: Nuk është shkelje e heshtjes zgjedhore

Përdorimi i simboleve gjatë votimit nga kandidatët, Celibashi:

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nuk konsiderohet si shkelje e heshtjes zgjedhore përdorimi i simboleve politike gjatë procesit të votimit nga ana e kandidatëve.

I pyetur nga gazetarët në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se ata duhet ti përmbahen heshtjes zgjedhore gjatë deklaratave publike.

“Ajo që është më evidente janë mesazhet që përcjellin kandidatët apo drejtuesit politikë. cështja e simboleve është e interpretueshme, edhe një gjest që mund të mos jetë pjesë e interesit mund të ketë kuptime të ndryshme. Mesazhet në të folur ti përmbahen heshtjen zgjedhore.

 “Nuk është shkelje e heshtjes zgjedhore se çështjet e përshëndetjes së njerëzve, mund të bëjnë diskutime të ndryshme, ka më rëndësi ajo c’ka thonë”, tha Celibashi.


Kujtojmë se kryeministri Rama u shfaq me kapele me numrin 12, që përkon me renditjen e PS në fletën e votimit gjate votimit në Surrel.

Të fundit