Flash News

E-TJERA

Përdorimi i të dhënave personale, flet patronazhisti i Sali Berishës: U befasova, më duket shumë butaforike

Përdorimi i të dhënave personale, flet patronazhisti i Sali
Ervin Baku, Sali Berisha

Përdorimi i të dhënave të portalit e-Albania nga PS ka shkaktuar shumë debat. Një ndër personat që ishte nën monitorim, ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, patronazhisti i të cilit ishte gazetari sportiv, Ervin Baku.

Ky i fundit ka folur për këtë çështje. Baku tha për “7pa5” se u befasua kur u informua nga mediat, duke e cilësuar një gjë absurde.

Ai u shpreh se me Berishën gëzon raporte të mira, duke theksuar se këto raporte nuk ndikojnë në bindjet e tij politike.

Baku tha se nxjerrja e të dhënave është një shkelje e të drejtave të njeriut.

“E kam marrë me sportivitet këtë lajm që ka dalë këto ditë. Jemi në muajin prill dhe dihet me çfare feste fillon ky muaj. Me Berishën kam marrëdhënie shumë të mira që datojnë që nga koha ime në Strasburg, por nuk ndikojnë në bindjet e mia sportive, kulturore, artistike, apo edhe politike.

Unë nuk jam në dijeni, më duket shumë butaforike. Kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Jam kundër këtyre praktikave. Realisht jam kundër këtyre praktikave. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Une e mora me shumë sportivitet”, tha Baku.

Të fundit