Flash News

E-TJERA

Përdorimi i të dhënave të qytetarëve, Prokuroria e Posaçme sekuestron serverin në zyrat e Lapsi.al

Përdorimi i të dhënave të qytetarëve, Prokuroria e

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet pas publikimit të informacioneve lidhur me përdorimin e të dhënave të qytetarëve nga Partia Socialiste.

Prokuroria ka zbarkuar në zyrat e Lapsi.al për të sekuestruar serverin pas publikimit të disa prej të dhënave për database-in ku ndodhen të dhënat e qytetarëve.

Kreu i SPAK Arben Kraja deklaroi sot se kanë filluar verifikimet dhe do të ketë përgjigje në lidhje me padinë e ngritur nga Partia Demokratike.

Kujtojmë që ishte media online Lapsi.al që publikoi lajmin për të dhënat e qytetarëve të e-Albania, sipas së cilës, përdoreshin nga PS gjatë fushatës.

Të fundit