Flash News

E-TJERA

Përfitoi mbi 14 mln lekë nga inceneratorët, Alqi Bllako rrezikon deri në 15 vite burg

Përfitoi mbi 14 mln lekë nga inceneratorët, Alqi Bllako rrezikon

Alqi Bllako u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme pranë ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Lajmin e konfirmoi Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar.

Fillimisht, u raportua se Bllako nuk ndodhej në rajon duke hedhur dyshime se ish-deputeti socialist mund tëishte arratisur, teksa nga ana e policisë nuk kishte asnjë reagim.

Alqi Bllaku akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Bllako ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Waste Treatment”, kundrejt përfitimit të parregullt, në shumën e 14.964.900.

Akuzat ndaj Bllakos kanë marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare. Associated Press në një artikull shkruan se “Bllako rrezikon deri në 15 vite burg nëse shpallet fajtor”. Duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, AP thekson se “kryeministri është zotuar të godasë korrupsionin, i cili ka pllakosur për dekada me radhë Shqipërinë postkomuniste”.

Në Dhjetor, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, u bëja “preja” e parë e aferës së inceneratorëve. Koka akuzohet se është në qendër të aferes së inceneratorëve. Sipas LSI-së, Koka kishte firmosur për të realizuar projektet e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë në kohën kur ishte ministër Mjedisi.

Koka akuzohet për "Pastrim të parave", "Korrupsion" dhe "Shpërdorim detyre". Bashkë me Kokën janë arrestuar edhe persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik.

Opozita ka akuzuar qeverinë për pastrim parash dhe korrupsion në dhënien e rreth 430 milionë eurove për kontratat koncesionare të inceneratorëve.

Të fundit