Flash News

E-TJERA

Përflitet si pasues i Nanos, kush është Muhamet Rrumbullaku

Përflitet si pasues i Nanos, kush është Muhamet Rrumbullaku

Gledis Nano u shkarkua sot nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimin e njoftoi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se nisur nga situata kriminale në vend, Nano nuk i kishte përmbushur objektivat.

Muhamet Rrumbullako përflitet si pasues i Gledis Nanos, që do të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit Aktualisht, Rrumbullaku mban postin e drejtorit të Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore ose ish-SHÇBA-ja.

Rrumbullaku ka mbajtur nga viti 2019 deri në mars të vitit 2022 postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Në 2017-ën ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm.

Në vitin 2008 Rrumbullaku ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

Të fundit