Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët gjatë natës pallati 10-katësh në Durrës

Përfshihet nga flakët gjatë natës pallati 10-katësh

Një pallat 10-katësh është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 dhe zjarri ka rënë në katin e 10 të një pallati.

Nga flakët nuk ka pasur të lënduar, ndërsa banorët janë evakuuar menjëherë.

“Rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset. Shërbimet e Policisë evakuuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.

Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Incidenti vjen disa ditë pas zjarrit në pallatin 10-katësh në Tiranë, ku u dogjën 4 apartamente.

Të fundit