Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët vila 3-katëshe në Berat, ishte lyer e gjitha me benzinë

Përfshihet nga flakët vila 3-katëshe në Berat, ishte lyer e

Një vilë 3-katëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat është përfshirë nga flakët. Mësohet se vila është në pronësi të shtetasit D. Q., i cili prej kohësh jeton në Itali.

Në momentin e zjarrit në banesë ka qenë vetëm babai i pronarit Sh. Q., 78 vjeç, i cili është nxjerrë nga banës pa pa lëndime, menjëherë pasi është njoftuar zjarrfikësja.

Zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi vila ka qenë e lyer e gjitha me benzinë.

Ende nuk dihen shkaqet se përse banesa u lye me benzinë dhe më pas iu vu flaka, ndërkohë që burimet policore konfirmojnë se po kontrollohen edhe kamerat e shtëpive dhe të bizneseve përreth vilës.

Të fundit