Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga zjarri gjatën natës fabrika e bojërave në Maminas, flakët bllokuan autostradën Durrës-Tiranë

Përfshihet nga zjarri gjatën natës fabrika e bojërave

Një fabrikë bojërash u përfshi gjatë natën nga zjarri, në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas.

Sipas policisë, në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Për çështje sigurie autostrada u bllokua dhe lëvizja u devijua në rrugë dytësore.

Të fundit