Flash News

E-TJERA

Përfshiu kunatin dhe ish-shoqëruesin në skemën e pastrimit të parave, kush është Rezart Taçi i konsideruar si "bosi" i naftës

Përfshiu kunatin dhe ish-shoqëruesin në skemën e pastrimit

SPAK lëshoi një udhër-arresti për biznesmenit Rezart Taçi, i cili akuzohet se është përfshirë në një skemë të pastrimit të parave që drejtohej nga emra të njohur të drejtësisë italiane.

Vepimet në kuadër të kësaj skeme realizoheshin nga dy të besuarit e Taçit, kunati Artur Balla dhe ish-shoqëruesi i tij, Bledar Lilo.

Po kush është Rezart Taçi? I quajtur si "bosi" shqiptar në fushën e bizneseve të naftës, Taçi nuk po përballet për herë të parë me drejtësinë.

Në vitin 2016, ai u arrestua në Zvicër me urdhër të Prokurorisë së Gjenevës në Zvicër, për akuzën e “mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.

Ky hetim, kishte nisur pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në shtetin panamez me emrin “Ëallis Trading INC” dhe ajo holandeze me emrin “Trafigura Beheer Bv”. Du kompanitë kishin një marrëveshje tregtare të nënshkruar që në vitin 2009 me bizneset e Rezart Taçit.

Rezart Taçi u bë një nga biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri pas hapjes së pikave të “Taçi Oil” në vitin 2003. Ai bleu ARMO-n, gjigantin e përpunimit të naftës në Shqipëri dhe më pas një ndër televizionet më të rëndësishme të kohës, “TV Alsat”.

Ai mori goditjen finale në vitin 2013 kur tatimet i bllokuan rafinerinë e hidrokarubureve ARMO. Taçi tentoi të blinte dhe “Albpetrolin” për 850 milionë euro, por nuk ia doli.

Taçi u përfshi dhe në investimin në futboll, duke blerë klubin e Gramozit, të cilin e ngjiti në Kategorinë Superiore. Ai u përfol se do të ishte njëri prej aksionerëve të Çelsit.

Të fundit