Flash News

E-TJERA

Përfundon aventura e Eros Grezdës me Partizanin

Përfundon aventura e Eros Grezdës me Partizanin

Eros Grezda është larguar nga radhët e Partizanit pa filluar mirë aventurën me klubin e kuq.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka ndërprerë bashkëpunimin me Partizanin pa u mbushur gjysma e sezonit më këtë skuadër.

Grezda iu bashkua Partizanit në verë ne tentativën për të ringjallur karrierën nën drejtimin e Zoran Zekiç, i cili e kishte drejtuar edhe më parë në Kroaci.

Por futbollistin e përndoqi kalvari i gjatë i dëmtimeve dhe problemeve të vazhdueshme fizike.

Kështu, lojtari ka qëndruar më shumë në infermieri se sa në fushën e lojës dhe në rastet ku ka pasur mundësi të zbresë në fushë, ka qenë shumë larg pritshmërisë që kishte ndaj tij.

Të fundit