Flash News

E-TJERA

Përfundon marrja në pyetje e Safet Bajrit, dërgohet drejt Bllokut të Sigurisë

Përfundon marrja në pyetje e Safet Bajrit, dërgohet drejt Bllokut

Safet Bajri ka përfunduar marrjen në pyetje nga autoritetet dhe është dërguar drejt Bllokut të Sigurisë. Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se seanca e pyetjeve ka zgjatur disa orë, ndërsa nuk dihet ende nëse ai ka bashkëpunuar me autoritetet për hetimet në vazhdim.

Bajri u arrestua me urdhër të SPAK pas kontrolleve të Forcave RENEA në Shkodër. Ai u kap në banesën e tij në Dobraç pa bërë rezistencë dhe më pas u shoqërua drejt Tiranës nga Forcat Speciale.

Ai akuzohet për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018, së bashku me Astmer Bilalin. Fatbardh Lici, 53 vjeç, u ekzekutua më 10 gusht 2018 me breshëri plumbash teksa ndodhej në një kafene në lagjen “Kiras” të Shkodrës. Autorët u afruan me një automjet tip "Benz" pa targa dhe qëlluan në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, i cili i shpëtoi një atentati me tritol në janar 2018.

Hetimet ndaj Bajrit vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje mbi ecurinë e çështjes.

Të fundit