Flash News

E-TJERA

Përfundon me rezultatin 3 me 1 ndeshja Shqipëri-Kazakistan; kuqezinjtë bindin përballë kazakëve, shanse për vendin e parë

Përfundon me rezultatin 3 me 1 ndeshja Shqipëri-Kazakistan;
Foto Ilustruese/ Momente nga fitorja e kuqezinjëve

Ka përfunduar me rezultatin 3 me 1 ndeshja Shqipëri-Kazakistan. Kuqezinjtë kanë siguruar fitoren, duke ngjitur përfaqësuesen tonë të dytën me 8 pikë në grupin C4 të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë kanë mundur të zhbllokonin rezultatin në “Air Albania” që në minutën e 16 pas një goli të Sokol Cikalleshit, i cili mundi të finalizonte me sukses një krosim perfekt të Memushajt.

7 minuta më vonë ka qenë Ardian Ismajli ai i cili ka thelluar rezultatin, pas një tjetër goli në minutën e 23. Mirëpo, megjithëse me dy goditje të realizuara, një gol surprizë i Kazakistani një minutë më pas, iu “hoqi” të drejtën e festimeve para kohe kuqezinjve tanë.

Me shifrat 2 me 1 palët startuan pjesën e dytë. Shqipëria e kthjelluar plotësisht pas “rrengut” të kundërshtarëve, arriti të shënonte sërish me anë të Manajt. Ky i fundit, finalizoi në rrjetë një penallti të fituar me “dhunë” nga Amir Abrashi.

Kujtojmë se, për të siguruar vendin e parë në grup, Shqipëria duhet patjetër që të fitojë sfidën me Bjellorusinë, e cila në përballjen e sotme me Lituaninë ka marrë 3 pikshin pas rezultatit 2-0.

Momentalisht, Bjellorusia ndodhet në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Shqipëria në të dytin me 8 pikë. “Finalja” për kryesimin e grupit mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të luhet të mërkurën në orën 16:00 në “Air Albania”. 

Të fundit