Flash News

E-TJERA

Përfundon numërimi i votave në Dibër/ Përmbyset rezultati, fiton PD me 3 mandate; PS merr 2

Përfundon numërimi i votave në Dibër/ Përmbyset

Qarku i Dibrës ishte një nga qarqet që ndryshonte nga momenti në moment dhe PD e PS ishin kokë më kokë për të marrë mandatin e tretë që do i shpallte fitues në këtë qark.

Në fillim të numërimit ishin demokratët në avantazh, më pas kaloi PS duke marrë mandatin e tretë përkohësisht dhe vetëm pak pas mesnate rezultati shkoi në favor të demokratëve të cilët kanë marrë 3 mandate në këtë qark.

Janë numëruar të gjitha QV e këtij qarku, që janë 227 gjithsej. D kështu mori 45.1 përqind të votave, PS 44.7 përqind, LSI 6.9 përqind, KPV 0.9 përqind, PSD 0.7 përqind.

Të fundit