Flash News

E-TJERA

Përfundon numërimi i votave në tre bashki, fiton PS

Përfundon numërimi i votave në tre bashki, fiton PS

Deri më tani ka përfunduar procesi i numërimit të votave në tri bashki të vendit, Himarë, Pustec dhe Këlcyrë. Në të tri bashkitë ka kryesuar Partia Socialiste.

Në bashkinë e Himarës, Qarkun e Vlorës, Partia Socialiste ka arritur të marrë pothuajse dyfishin e votave të Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI ka pësuar rënje.

PS 3447 vota

PD 1854 vota

LSI 341 vota

Ndërsa 124 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Po ashtu ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Këlcyrë në qarkun e Gjirokastër.

Në Këlcyrë PS dominon me 1750 vota e ndjekur nga PD me 1070 vota, ndërsa LSI ka arritur të marrë 509 vota.

PS ka fituar edhe bashkinë e Pustecit në Korçë.

 

Të fundit