Flash News

E-TJERA

Përfundon numërimi në Elbasan, PS humb mandatin e 9-të; mbyllet dhe në Berat, LSI nuk merr asnjë deputet

Përfundon numërimi në Elbasan, PS humb mandatin e 9-të;
Foto ilustruese

Përfundoi numërimi i votave në qarkun e Elbasanit. Partia Socialiste ka humbur mandatin e nëntë, për shumë pak vota, ndërsa PD ka marrë 6 mandate. LSI ka dalë pa asnjë mandat nga ky qark.

Numërimi është mbyllur edhe në qarkun e Beratit, ku Partia Socialiste ka fituar 5 mandate, Partia Demokratike ka fituar 2 mandate. Surprizë ishte rezultati i LSI-së në këtë qark, e cila doli pa asnjë mandat.

Nga votat e numëruara deri më tani, në rang vendi kryeson Partia Socialiste me 48.7%, e ndjekur nga PD me 39.4%, LSI me 6.9%. Forcë e katërt në këto zgjedhje ka dalë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila ka marrë deri tani 2.2% ose 3 mandate.

Të fundit