Flash News

E-TJERA

Përfundon numërimi në qarkun e Dibrës, sa vota preferenciale mori secili kandidat

Përfundon numërimi në qarkun e Dibrës, sa vota preferenciale

Ka përfunduar procesi i numërimit dhe për votat e kandidatëve në Qarkun e Dibrës, ku asnjë prej emrave nuk ka arritur të thyejë herësin. 

Më e votuara ka dalë kandidatja e Partisë Socialiste, Aurora Mara me 9376 vota preferenciale, teksa renditej e dyta në listë. Pas saj tek PS-ja rendit ish-kryebashkiaku i Peshkopisë Dionis Imeraj me 5154 vota, por që mbetet jashtë Kuvendit, pasi nuk ka arritur ta thyejë dot herësin prej 10000 votash.

Tek Partia Demokratike më i votuar është Xhelal Mziu me 5351 vota preferenciale. Pas tij, është Edmond Isaku me 5098, por që nuk arrin dot të futet në Kuvend, pasi renditej i katërti në listë dhe herësi thyhej me 9673. Vota masive ka patur dhe për Luan Hakan i cili po ashtu nuk arrin dot të futet në Kuvend.

Rezultati në qarkun e Dibrës është tre mandate për PD-në dhe dy për PS-në.

Rezultatet përfundimtare për kandidatët në Qarkun Dibër:

Partia Socialiste

Lavdrim Krrashi 3370
Aurora Mara 9376
Dionis Imeraj 5154
Melaim Damzi 4609
Spartak Koltraka 1544
Anisa Xhika 504

Marrin mandat dy të parët
Lavdrim Krrashi
Aurora Mara

Partia Demokratike

Xhelal Mziu 5351
Kreshnik Çollaku 5093
Dhurata Çupi 2870
Edmond Isaku 5098
Luan Haka 4374
Irini Shehu 2000

Marrin mandat tre të parët
Xhelal Mziu
Kreshnik Çollaku
Dhurata Çupi

Të fundit