Flash News

E-TJERA

Përfundon numërimi në Sarandë, në fund të procesit kandidatja e PD përqafohet me ‘rivalen’ e PS

Përfundon numërimi në Sarandë, në fund të procesit

Pas përfundimit të numërimit të votave në KZAZ-në numër 90 që i përket Bashkisë së Sarandës, Partia Socialiste rezulton fituese.

Nga numri i 53 qendrave të votimit, kjo forcë ka siguruar 7842 ose 53 për qind, e ndjekur  nga Partia Demokratike me 5061ose 33 për qind si dhe LSI 1480  ose 10 për qind.

Në fund të procesit, Partia Socialiste dhe ajo Demokrate duket se kanë bërë paqe mes tyre.

Kandidatja e PD, në qarkun Vlorë, Ina Zhupa është përqafuar me ministren Anila Denaj. Ky gjest në fund të numërimit u përshëndet nga të pranishmit të cilët e shoqëruan me duartrokitje. 

 

Të fundit