E-TJERA

Përfundon numërimi për kandidatët në Shkodër/ Paulin Sterkaj më i votuari, listën e PD-së e kryeson Helidon Bushati

Përfundon numërimi për kandidatët në Shkodër/
Foto ilustruese

Numërimi i votave për kandidatët ka përfunduar në qarkun e Shkodrës. Sipas të dhënave të KQZ, kryeson kandidati i PS, Paulin Sterkaj i cili ka arritur sigurojë 7335 vota. Ai ndiqet nga Benet Beci me 6131 vota, me Ilir Beqaj 3920 dhe Edona Bilali me 2711 vota.

Ndërkohë nga PD, Helidon Bushati ka kryesuar me 6743 vota, Zef Hila ka marrë 5975 vota, Ramadan Likaj 4778 vota, Lodovik Hasani me 3810 vota dhe Greta Bardeli me 2753.

Nga PSD-ja, Tom Doshi ka marrë 7886 vota dhe Gledis Çeliku 949. Nga LSI-ja, Agron Çela ka siguruar 2656 vota dhe Edmond Ndou 1809.

Qarku i Shkodrës ka 11 mandate, nga të cilat 5 i mori PD, PS 3, PSD 2 dhe LSI 1.

Të fundit