Flash News

E-TJERA

Përfundon plotësimi i formularit për ‘Sky ECC’ dhe ‘EncroChat’, asnjë efektiv nuk pranon se i ka përdorur

Përfundon plotësimi i formularit për ‘Sky ECC’ dhe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka njoftuar përmbylljen e plotësimit të formularëve të deklarimit nga efektivët e policisë për aplikacionet Sky ECCdhe EncroChat.

Rrumbullaku deklaroi në takimin e përvitshëm me gazetarët se asnjë nga efektivët nuk ka pranuar të ketë përdorur aplikacionet qoftë edhe për çështje pune.          

Rrumbullaku u shpreh se ata kanë informacione të sakta për sa i përket përdorimit të Sky ECC apo EncroChat.

Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar plotësimit të këtij formulari. Në SPAK janë disa dosje me të përfshirë policë që ose janë vetë ata në këto aplikacione, ose diskutohet për ta.

Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme po verifikon pasuritë e  disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve  të Policisë së Shtetit, emrat e të cilëve shfaqen në operacionet e fundit të SPAK. Hetuesit, konfirmojnë se hetim pasuror po kryhet ndaj Oltion Bistrit, ish-drejtor i Forcave Operacionale si dhe ish-nën drejtorit të Policisë Erzen Breçani të arrestuar pak ditë më parë.

Po kështu  po verifikohet edhe pasuria  ish-shefit të policisë së Kurbinit Dritan Metaj, si dhe ish shefit të krimeve në komisiariatit nr.6 Dedan Gjoni. Hetim pasuroror po kryhet edhe ndaj ish shefit i krimeve kundër personit ne Shkodër, Ardit Hasanbega. Po kështu, SPAK ka vënë në sitë  edhe pasuritë e disa zyrtarëve të tjerë të policisë së shtetit dhe policisë  lokale, të cilët shfaqen në komunikimet e SKY.

Të fundit