Flash News

E-TJERA

Përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore, 100 qendra votimi ende pa operatorë

Përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore, 100
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se procesi i shpërndarjes së bazës materiale zgjedhore drejt KZAZ-ve ka përfunduar pa incidente apo parregullsi. Për të shmangur ngatërresat, në hyrje të çdo qendre votimi do të jetë i afishuar emri i kandidatit për deputet dhe numri përkatës.

Sa i përket pajisjve të identifikimit elektronik, KQZ bën me dije se janë shpërndarë në 5199 qendra votimit dhe do të jenë operatorët, të cilët do të përdorin pajisjen. Deri tani kemi vetëm 100 QV, të cilat ende nuk janë të mbuluara me operatorë, njofton KQZ.

Duke garantuar për fshehtësinë e votës dhe sigurinë e saj, KQZ bën me dije se procesi do të nisë në orën 07:00.

Të fundit