Flash News

E-TJERA

Përfundon seanca për ish-kryeprokurorin Lalla: Do ta ndjek çështjen deri në fund!

Përfundon seanca për ish-kryeprokurorin Lalla: Do ta ndjek

Ka përfunduar në Gjykatën e Posaçme te Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar seanca për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ku u pranua kërkesa për revokim të gjykimit të shkurtuar.

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm ishte i pranishëm në seancë bashkë me avokatin e tij mbrojtës.

Pritet që çështja të nisë nga fillimi dhe të zgjasë më shumë në kohë. Llalla i pyetur ngha media nëse do të vazhojë të ndjekë çështjen u shpreh, “Po. Do ta ndjek çështjen deri në fund, do të jem prezent për të ndjekur vetë seancat”.

Kujtojmë që seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit do të mbahet më 20 prill në orën 09:00 të paradites.

SPAK ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Të fundit