Flash News

E-TJERA

Përfundon takimi me Sekretarin e Kuvendit/ Gazetarët parashtrojnë 5 kërkesa, pritet të shqyrtohen nga Parlamenti

Përfundon takimi me Sekretarin e Kuvendit/ Gazetarët parashtrojnë
Foto nga takimi

Ka përfunduar takimi i gazetarëve me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj. Ata nuk janë tërhequr nga qëndrimi i tyre se vendimi i Kuvendit për t'i përjashtuar nga aktivitetet parlamentare cënon lirinë e medias dhe punën e tyre.

Ndërkohë Gjonçaj tha Kuvendi nuk do të censurojë punën e medias, duke shtuar se planet dhe ajo çfarë do të transmetohet në media do të zgjidhet nga vetë gazetarët.

Pas shumë diskutimesh, gazetarët i parashtruan Kuvendit pesë kërkesa të cilat pritet të shqyrtohen.

Kërkesat:

Gazetari të jetë në mbledhje të komisionit (pa stativ dhe pa kamera)

Gazetarë të jenë pjesë në komision, me modalitetin që me miratim të zyrës së shtypit mund të marrin pamje

Gazetarët që marrin pjesë në komisione të kenë aparatet celularë të tyre

Garda mos të shoqërojë gazetarët në ambientet e Kuvendit

Të lejohen kamerat në korridore

Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të mbyllur aksesin dhe raportimin e pavarur nga komisionet parlamentare ka irrituar gazetarët dhe është shoqëruar me kritika nga organizatat e shoqërisë civile. 

Më 2 qershor, Kuvendi publikoi në faqen e vet të internetit vendimin e Byrosë për ndryshimin e një rregulloreje të vitit 2014, e cila sanksionon se gazetarët nuk do të mund të lëvizin më në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, por do të detyrohen të qëndrojnë në një dhomë të veçantë në bodrum, nga ku do të mund të ndjekin përmes rrjetit të transmetimit të kontrolluar, punimet e komisioneve parlamentare.

 

Të fundit