Flash News

E-TJERA

Përgjimet e Ndragheta-s, reagon ambasadori italian në Tiranë: Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit e korrupsionit

Përgjimet e Ndragheta-s, reagon ambasadori italian në Tiranë:

Vjen reagimi i ambasadorit italian në Tiranë, Fabrizio Bucci lidhur me përgjimet e Ndragheta-s, ku përmes personave në hetim nxorën ndër të tjera dhe Shqipërinë dhe se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsionit në nivelet e larta.

Në një reagim në twitter, Bucci shkruan se të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura, ndërsa shton se polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës.

“Italia është e, do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët.

Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”, shkruan ambasadori.

Antimafia e Katanzaros në Itali goditi pak ditë më parë një grup mafioz në Itali duke ekzekutuar urdhra arresti për 48 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Përgjimet telefonike të personave në hetim nxorën ndër të tjera dhe Shqipërinë dhe se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsionit në nivelet e larta.

Të fundit