Flash News

E-TJERA

Përgjimet e Ndragheta-s nxjerrin në pah lidhjet me drejtorin e policisë Tiranë dhe një zv.minister: I çuam mocarella e mish derri

Përgjimet e Ndragheta-s nxjerrin në pah lidhjet me drejtorin e

Përgjimet nga dosja voluminoze e anti-mafias italiane për klanin Ndragheta kanë nxjerrë në pah të tjera lidhje me zyrtarë të lartë në Shqipëri. Gjatë një bisede në 9 gusht të vitit 2017 mes Tommaso Brutoo, djalit të tij Saveriio dhe Ercole D’Alessdandro, ndër të tjera, ata thonë se kanë folur me Shefin e Policisë së Tiranës, një zyrtar të lartë në ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime, falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, me korrier.

Përgjimet e Ndragheta-s nxjerrin në pah lidhjet me drejtorin e

Ata flasin ndër të tjera se si kanë korruptuar me djathë mocarella , mish derri të zi dhe ushqime të tjera, kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që të përfitojnë lehtësira në punën e tyre.

Sipas përgjimeve të zbardhura, D’alessandro thotë se këta njerëz “të bëjnë të bësh para” dhe ata i premtuan atij se nëse sjellin ndërmarrje ndërtimi ata do t’i bënin ata të punojnë.

Gjatë periudhës së përgjimeve  në krye të Policisë së Tiranës ka qenë Ardi Veliu, megjithatë, nuk është e qartë nëse anëtarët e Ndraghetas flasin për Veliun apo ndonjë zyrtar tjetër të lartë të policisë.

Antimafia e Katanzaros në Itali goditi pak ditë më parë një grup mafioz në Itali duke ekzekutuar urdhra arresti për 48 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Përgjimet telefonike të personave në hetim nxorën ndër të tjera dhe Shqipërinë dhe se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsionit në nivelet e larta.

Të fundit