Flash News

E-TJERA

Përgjimet në Encrochat dhe SkyEcc, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

Përgjimet në Encrochat dhe SkyEcc, arrestohen 4 shqiptarë në

 

Një tjetër operacion është zhvilluar pas përgjimeve të Encrochat dhe SkyEcc. Policia Financiare e Ligurisë ka vënë në pranga 17 persona, 13 me kombësi italiane dhe 4 me kombësi shqiptare për trafik droge nga Amerika Latine, por jo vetëm.

Shqiptarët janë identifikuar si: Mik Dauti (1979), Nerdojan Hoxha (1993), Shllegaj Saimir (1986), Shllegaj Engli (1990).

Droga mbërrinte në portin e Vado Ligure falë ndërmjetësimit të Mario Palamara, ndërmjetësit 54-vjeçar nga Reggio Calabria i arrestuar në Spanjë vitin e kaluar.

Dhjetë nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen se janë anëtarë të një organizate kriminale që vepron që nga korriku 2019 në provincën e Savonës: me qëllim blerjen, importimin (nga Amerika e Jugut), transportin, posedimin dhe shitjen e substancave narkotike si kokaina dhe hashashi.

Të fundit