Flash News

E-TJERA

Përgjimet/ “Xhevin e vrasin”, si u rrezikua prokurori Xhevahir Lita nga kundërshtarët e Bajrit?

Përgjimet/ “Xhevin e vrasin”, si u rrezikua prokurori Xhevahir

Operacioni “Metamorfoza” çoi në pranga disa persona, mes tyre biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe prokurorin Xhevahir Lita. Në dosjen  siguruar nga SPAK, në përgjimet e bisedave mes Behar Bajrit dhe një tjetër personi, të identifikuar në aplikacionin SkyECC, Bajri i referohet Litës me pseudonimin “Xhevi”.

Nga bisedat, bie në sy se prokurori për shkak të implikimit në çështjen e Behar Bajrit, është rrezikuar nga kundërshtarët e tij. Bajri i thotë personit të identifikuar në SkyECC me kodin 7142D9 se kundërshtarët e tij duan të godasin edhe “Xhevin”.

Sipas Bajrit, kundërshtarët kanë mësuar se Lita ka qenë disa herë në banesën e Bajrit dhe kjo ka bërë që prokurori të vendosej në “rreth të kuq”, madje Bajri thotë se prokurori rrezikon edhe të ekzekutohet.

“Më datë 21.06.2020, ditë e hënë, në orën 15:46:31 Behar Brajoviq (Bajri) duke përdorur U2BA3G komunikon me 7142D9 dhe e pyet nëse ka komunikuar me "Xhevin" (Xhevahir Lita) se çfarë po bëhet me çështjen e tij (Beharit). Nga biseda kuptohet që 7142D9 i ka thënë që Xhevahir Lita ka komunikuar me gjyqtarin dhe i ka thënë që nuk ka prova dhe asgjë lidhur me të (Behar Brajoviq (Bajrin)) dhe se ditën e nesërme do marrin vesh se çdo ndodh, kur të ketë komunikim Xhevahir Lita me gjyqtarin. Behar Brajoviq (Bajri) i tregon se në burg po e mbajnë kundërshtarët e tij dhe se kundërshtarët duan të godasin edhe "Xhevin" por njohin të afërmit e tij e nuk mund të veprojnë. Behari i tregon se "Xhevi" ka ngrënë bukë disa herë në shtëpinë e Behar Bjarit dhe këtë gjë e dinë edhe kundërshtarët. Në komunikim ka dërguar këto mesazhe "...Po xhevi qa thot... Qa po bahet...Aaaaa...Po aj ka than se nuk ka gja... Esi pretendon aj... Tesh... Me majt...Si flasin shum...Si flasin shum...Po xhevi ajka than veq permu... Sit dal i her un...Jama...Po kush e merr vesh...Po meke flas un...Po meke flas un...Ajka than xhevi se nuk ka gja...As prova asgja...Jama...Ika than gjevit..." Se gjevin e vrasin...Per kyt pra...Se gjevi e din se ka hanger buk ne shpi teme dhe ky me njeh prej afer se ka ardh saher ne shpi...Kurse pse nuk e vrasin shpeton prej tynve..."”, thuhet në dosjen e SPAK.

 

Të fundit