Flash News

E-TJERA

Përgjysmimi i urbanëve, MIE merr vendimin: Nesër nis aksioni i policisë për subjektet e palicencuara

Përgjysmimi i urbanëve, MIE merr vendimin: Nesër nis aksioni i

Disa ditë pasi Shoqata e Transportit Urban njoftoi përgjysmimin e urbanëve për Tiranën, ministrja e Insfrastrukturës Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shoqatës për të diskutuar situatën.

Palët kanë janë dakordësuar që nga nesër të nisë inspektimi i Policisë së Shtetit për të goditur transportin e paligjshëm. Ministrja Balluku u shpreh se do të ndalohen të gjitha mjetet e transportit të cilat qarkullojnë pa licencë.

“Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me grusht të hekurt, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin,” tha ministrja.

Kujtojmë se disa ditë më parë Shoqata e Transportit Urban njoftoi përgjysmimin e flotës së urbanëve për shkak se nuk e përballonin dot rritjen e çmimit e naftës. Shoqata i bëri thirrje qeverisë të plotësonte kërkesat e parashtruara në të kundërt do të vijonin me përgjysmime të mjeteve.

 

Të fundit