Flash News

E-TJERA

Përkeqësohet situata e zjarrit në Lushnje, drejt vendngjarjes nisen edhe forcat zjarrfikëse të Tiranës

Përkeqësohet situata e zjarrit në Lushnje, drejt vendngjarjes

Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Lushnjes, ndërsa situata duket tepër serioze.

Flakët kanë përfshirë katet e para të një pallati, ndërsa forcat zjarrfikëse të Lushnjës, duket se e kanë të pamundur ta vënë zjarrin në kontroll, me tymin që ka përfshirë katër anët e pallatit për këtë arsye mësohet se i gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Zjarri dyshohet se fillimisht ka rënë në një njësi tregtare që tregtonte këpucë, e cila ka qenë e mbyllur.

Më pas flakët janë përhapur në të gjithë qendrën, që sot më shumë se ditët e tjera, për shkak të festave, ka qenë e mbipopulluar.

Ndërkohë disa persona janë transportuar në spital, me shenja asfiksimi.

Të fundit