Flash News

E-TJERA

Përleshja me thika në Korçë, Gjykata jep masat për 10 të arrestuarit - EMRAT

Përleshja me thika në Korçë, Gjykata jep masat për 10

Gjykata e Korçës ka dhënë ditën e sotme masat e sigurisë për 10 të arrestuarit për sherrin masiv të regjistruar mes dy grupimeve në një lokal, pranë parkut të qytetit mbrëmjen e 31 Gushtit, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë.

Vetëm njërit prej tyre i është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”, i cili akuzohet se ka kryer plagosjet me thikë, ndërsa 9 të tjerët janë liruar nga burgu duke iu caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në burg ka mbetur shtetasi Dritan Pino, 54 vjeç, banues në Korçë, i akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë, me masë “detyrim paraqitje” janë shtetasit: Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti, dhe Kristi Lamçe, të gjithë banues në Korçë, të akuzuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Të plagosur me thikë në këtë ngjarje mbetën shtetasit Sotira Shkurta dhe Mihal Zhidro, teksa vijon të jetë ende në kërkim shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si i përfshirë në konflikt.

Të fundit