Flash News

E-TJERA

Përmbytjet në Greqi, peshkatari 80 vjeç shpëton 15 persona me varkën e tij

Përmbytjet në Greqi, peshkatari 80 vjeç shpëton 15 persona

Një peshkatar 80-vjeçar është kthyer në hero, pasi ka shpëtuar 15 persona, të cilët kishin mbetur të bllokuar nga përmbytjet në Greqi.

“Kushtet ishin tragjike. Por duke qenë se jam peshkatar kam nxjerrë katër përmbytje në fshat, kam ndihmuar. Ishte përmbytja më e keqe”, tha ai për Tassiopoulos.

“Fëmijët dhe nipërit më thërrisnin të shkoja me ta, unë iu thashë ‘shkoni ju, kam varkën’. Sapo u larguan fëmijët hyra brenda, por nuk mora asnjë telefon, as asgjë, humba gjithçka atje.

Shkoj të marr varkën dhe uji kishte arritur deri në gju. Prita deri në orën 6:00 të mëngjesit për shkak se binte shumë shi. Dola dhe dëgjova disa njerëz që bërtisnin “po mbytemi”.

Njëri kishte ujë deri në nofull dhe gruaja e tij ishte pranë tij. I futa në barkë, pesë veta, dhe vazhdova t’i nxirrja njerëzit jashtë. Një familje tjetër, e nxora nga tjegullat, gërmova me duar, katër radhë tjegulla.

Gjithsej kam nxjerrë 15 veta, i kam çuar në zyrën e komunitetit se është atje lart, është në katin e dytë.”, ka rrëfyer i moshuari për mediat vendase pas përmbytjeve që kanë goditur shtetin fqinj.

Të fundit