Flash News

E-TJERA

Përmirësohet moti, parashikimi për sot

Përmirësohet moti, parashikimi për sot

Orët e para të mëngjesit kanë vijuar me vranësira të dendura në të gjithë vendin duke gjeneruar.

Sipas Meteoalb, reshje të pakta shiu dhe dëbore priten në zonat malore.

Parashikohet që nga orët e mesditës dhe në vijim të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori i vendit por mbeten problematike ngricat e theksuara në të gjithë akset rrugore përgjatë shtrirjes Lindore. Orët e vona të natë vijojnë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpështa në të gjithe vendin POR pa reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale por maksimalet do të ulen lehtë duke u luhatur nga 0°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

 

Të fundit