Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete në aksin Levan-Tepelenë, 7 të plagosur, një 3-vjeçar në gjendje të rëndë

Përplasen dy automjete në aksin Levan-Tepelenë, 7 të

Një aksident ka ndodhur në aksin e autostradës Levan–Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.

Burime bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete, ku si pasojë janë plagosur 7 persona, 5 prej të cilëve janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë të cilët janë transportuar në urgjencën e spitalit Rajonal Fier.

Në gjendje të rëndë ndodhet një 3-vjeçar i cili është futur në sallën e operacionit.

Në vendngjarje kane shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët  për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Të fundit