Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete në aksin Sarandë–Delvinë, plagoset një grua

Përplasen dy automjete në aksin Sarandë–Delvinë,
Foto nga vendngjarja

Një aksident u shënua mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë–Delvinë pranë fshatit Shijan.

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëri prej tyre është goditur më pas edhe nga një kamionçinë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar lehtë një grua, pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident. Ndërkohë, policia nisi hetimet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Të fundit