Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete në autostradën Fier-Lushnjë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Përplasen dy automjete në autostradën Fier-Lushnjë, një

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit ”.

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë transportuar  drejt Spitalit Rajonal Fier. Mësohet se njëri prej të plagosurve ka ndërruar jetë në spital.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit