Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin “Elbasan-Librazhd”, 6 të plagosur, mes tyre një 11-vjeçare

Përplasen dy makina në aksin “Elbasan-Librazhd”, 6 të

Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Xibrakë.

Sipas policisë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë mbetën të plagosur 6 persona, mes tyre edhe një vajzë 11-vjeçare.

Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Xibrakë, automjeti me drejtues shtetasin V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A. Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit