Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, humb jetën pasagjerja, plagosen tre të tjerë

Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë pasagjerja e njërit prej tyre ka humbur jetën.

Shtetasja E. V., 58 vjeçe, humbi jetën dhe ishte pasagjere në automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V.

Mjeti i këtij të fundit u përplas nga shtetasi I. D., 60 vjeç, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Shoferi është arrestuar nga policia.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve, ka mbetur u i plagosur shoferi tjetër dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit