Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në Shijak, vdes 26-vjeçari

Përplasen dy makina në Shijak, vdes 26-vjeçari

Dy automjete janë përplasur me njëri – tjetrin në aksin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”.

Mjeti tip “Volkswagen” i drejtuar nga një 19-vjeçar është përplasur me mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, i cili ka humbur jetën.

19-vjeçari është dërguar për mjekim në spital.

“Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit