Flash News

E-TJERA

Përplasen nga makina, ndërron jetë 10-vjeçarja në Bulqizë, gruaja me helikopter drejt Tiranës

Përplasen nga makina, ndërron jetë 10-vjeçarja në

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 18:20 në qytetin e Bulqizës, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 10 vjeçe dhe ka mbetur e lënduar një grua.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të hipotekës, në rrugën lidhëse ndërmjet lagjes së re dhe lagjes së vjetër. “Shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore.” thuhet në njoftimin e policisë së Dibrës.

E mitura është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Bashkiak të Bulqizës, por nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra duke ndërruar jetë. Ndërsa gruaja e aksidentuar është transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Bulqizës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Të fundit