Flash News

E-TJERA

Përplasen tre makina në Dibër, ka të plagosur

Përplasen tre makina në Dibër, ka të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku për pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur.

Autoritet raportojnë se shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me dy automjete të tjera, me  drejtues shtetasit A.L., dhe T.A.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Me datë 17.12.2023, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit