Flash News

E-TJERA

Përplasi makinën ku udhëtonin familjarët e gjyqtares Irena Gjoka, masa që u mor ndaj efektivit të policisë në Tiranë

Përplasi makinën ku udhëtonin familjarët e gjyqtares Irena

Makina e gardës që shoqëronte djalin e gjyqtares Irena Gjoka, u përfshi mbrëmjen e djeshme në një aksident në zonën e Selitës në Tiranë.

Automjeti i gardës është goditur nga mbrapa teksa ishte në lëvizje, por fatmirësisht pa u lënduar asnjë person nga një makinë policie.

Bëhet fjalë për një makinë private me targa të huaja që drejtohej nga një punonjës i policisë Rrugore të Elbasanit, që sipas dëshmisë së tij, dyshohet se situata ka ardhur si pasojë e lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë, duke humbur kontrollin e automjetit.

 Pas ngjarjes, policia rrugore i ka sekuestruar mjetin privat tip “Benz” me targa zvicerane kurse polici është gjobitur.

 

Të fundit