Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, arrestohet shoferi i "Porche"

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, arrestohet

Policia ka arrestuar shoferin e mjetit tip 'Porche" i cili shkaktoi pak pas mesnatës aksidentin tragjik në Vlorë, ku humbi jetën një 17-vjeçar. 

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale H.B, dhe në momentin e aksidentit ka qënë në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

 

Të fundit