Flash News

E-TJERA

Përplasja e dy grupeve në Itali/ Identifikohet shqiptari i arrestuar dhe një nga viktimat

Përplasja e dy grupeve në Itali/ Identifikohet shqiptari i arrestuar

Ky është Mikea Zaka, 23 vjeçar shqiptar i arrestuar si autor i ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në “Shake bar” në via Aldo Moro në Frosinone që i kushtoi jetën bashkatdhetarit Kasmi Kasen, 27 vjeç, i njohur ndryshe me emrin Carletto, dhe la të plagosur tre shqiptarë të tjerë.

Sipas mediave italiane i vdekuri me një nga të plagosurit është vëlla, gjithashtu vëllezër janë me njeri-tjetrin edhe dy nga të plagosurit e tjerë.

Policia ka ushtruar kontrolle në makinën Lancia Y, e cila me sa duket ishte përdorur nga i riu shqiptar për të vrarë Kasën në via Aldo Moro mbrëmjen e së shtunës. Po ashtu, ai ka përdorur edhe një makinë e dytë.

Të fundit