Flash News

E-TJERA

Përplasja e trenave në Greqi, mes të plagosurve 5 shqiptarë

Përplasja e trenave në Greqi, mes të plagosurve 5 shqiptarë

Një aksident tragjik ndodhi në pak orë para mesnatës të së mërkurës në Tempi të Greqisë, ku dy trena njëri me pasagjerë dhe tjetri me mallra, u përplasën ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin.

Ministria e Jashtme shqiptare, përmes një komunikimi, ka njoftuar se në mesin e të plagosurve, janë edhe 5 shtetas shqiptarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

“Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre.

5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit