Flash News
Po kalonin kanalin anglez, humbin jetën disa emigrantë, mes tyre edhe një fëmijë
Shkon në 21 numri i viktimave nga përmbytjet në Bosnje - Hercegovinë
Berisha publikon kolonën zanore që do të shoqërojë protestën e 7 tetorit
Dogji gruan me benzinë, sot seanca ndaj Bledar Trëndafilit
Zjarri në azilin privat në Tiranë, u lënduan 4 të moshuar
Përplasja me armë dhe thika në Kavajë, kush janë dy viktimat. Njëri mbante fëmijën përdore në momentin e krimit
Dy persona mbetën të vdekur, pasi u përfshinë në një konflikt në një lokal në qendër të Kavajës.
Policia raportoi se viktimë mbetën Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha nga Kukësi, të dy nga 43-vjeç.
Mësohet se Gosa ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë. Për pasojë, humbën jetën të dy, njëri në spitalin e Kavajës dhe tjetri në spitalin e Durrësit. Ndërkohë, sipas Report tv, Rexha i cili ka ndryshuar emrin në Sali Rexha, ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit.
“ Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha”, sqaron policia.
Po ashtu, policia konfirmon se nga verifikimet e kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, edhe viktima tjetër i identifikuar si Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa.
Të dy viktimat, emrat i kanë ndërruar me gjendje civile.