Flash News

E-TJERA

Përplasja me policinë te zyra e FRD-së, policia shpall në kërkim dy persona: Hynë të paautorizuar në godinë

Përplasja me policinë te zyra e FRD-së, policia shpall në

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona një ditë pas përplasjes fizike në zyrën e FRD-së, ku u përfshi edhe presidenti Ilir Meta.

Policia ka shpallur në kërkim Agim Hoxhajn 55 vjeç dhe Afrim Sufajn 46 vjeç, pasi akuzohen se kanë hyrë të paautorizuar në godinën e FRD, duke kundërshtuar punonjësit e policisë bashkiake.

Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve Agim Hoxhaj, 55 vjeç dhe Afrim Sufaj, 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”,  kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Të fundit