Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Euovision
Përplasja në Elbasan, Berisha: Ka mbetur i plagosur dhe Suel Çela e Klement Xhaferri, po kurohen në një spital privat
Të plagosur nga përplasja e djeshme me armë zjarri në Elbasan ka mbetur dhe Suel Çela dhe Klement Xhaferri. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha, teksa shton se ata janë duke u kuruar në një spital privat në kryeqytet në kujdesin e Ramës dhe Ballës.
Klement Xhaferri është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”. Ndërsa për Suel Çelën, ende nuk ka dalë asnjë informacion se ai ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje.
"Unë lexova një status që e kishte bërë Endri Fuga dhe thashë me vete që ky do të jetë edhe versioni që do të thotë Policia sot. Ndodhi ngjarja e cila ndodhi para syve të 15 policëve. U njoftuan, erdhi policia, më pas erdhi banda e policisë. Banda e policisë ka parë policinë aty dhe ka qëlluar me breshëri aty. Cfarë shikoj unë në komunikatën e djeshme të policisë? Pati një konflikt në rrugën x ndërkohë që aty ishin 15 policë dhe dy nëndrejtorë të policisë. Dhe aty besova që ata do të bëjnë gjithçka për fshehur ngjarjen. Si ka mundësi që kjo banda e Suel Çelës nuk preket, nuk u hyn asnjë ferrë në këmbë. Ata kanë të vetën drejtorinë e policisë dhe bëjnë siç duan ata. Ata kanë të vetin shërbimin e ekspertizës në Elbasan. Në këtë aspekt ata e rregullojnë çdo gjë me letra. Ata e kryen krimin, përdoën armën, mblodhën të gjithë gezhojat që deshën, fshinë kamerat. Sepse kamerat e Elbasanit i ka bërë Don Lala dhe i kontrollon kjo bandë. Po policia dy të plagosur Suel Çelën dhe Klement Xhaferrin i fshehu dhe po i kuron në një spital privat në Tiranë nën kujdesin e Edi Ramës dhe Taulant Ballës." tha Berisha në Syri Tv.