Flash News

E-TJERA

‘Përplasja’ në PD, Meta-Bashës: Zotërisë i kanë vënë në pikëpyetje legjitimitetin, ata që e zgjodhën

‘Përplasja’ në PD, Meta-Bashës: Zotërisë i

Presidenti Ilir Meta ka qenë kritik me Lulzim Bashën, sa i përket rolit që merr ai në krye të PD-së.

Meta u shpreh se Bashës i është vënë në pikëpyetje legjitimiteti i tij nga ata që e kanë zgjedhur e votuar, duke i hequr kështu edhe përkrahjen. Presidenti vuri në dukje deklaratën e Bashës, kur tha se nuk do të thërriste një Kuvend si Berisha, për të mos përçarë partinë, ndërsa veproi po njësoj si ai.

"Nuk mendoj se është një problem mes Bashës dhe Berishës por shkatërrimit të llogaridhënies edhe brenda vetë opozitës dhe PD. Kam qenë kryeministër, jo pakicë, por shumicë, ka fituar kundër Fatos Nanos, edhe në Parlament kam pasur shumicën e grupit parlamentar. Nano bëri disa deputetë dhe bëri ndryshime në qeveri. Unë dhashë dorëheqjen për të dhënë zgjidhe politike. Kemi të bëjmë me një krizë legjitimiteti, e kanë pranuar vetë, dualizmi, etj etj. Është e vërtetë që është zgjedhur zotëria në zgjedhje se ka pasur përkrahjen e Berishës, Palokës, Vokshit, Këlliçit. Papritur këta njerëz jo vetëm ja heqin përkrahjen, por i vënë në pikëpyetje legjitimitetin. Është detyra e tij të vendosë legjitimitetin e tij. A tha s'do ketë Kuvend se s'dua të përçaj partinë, kur u mblodhën firmat shpalli dhe ky kuvend. Nuk vuri në rendin e ditës votëbesimin e tij. Ti ore zotëri, nëse do të shpëtosh partinë dhe të tregosh që je ndryshe, afroje një javë para kuvendin. Struktura paramilitare në PD, kjo është zgjidhja? Nuk e kam fshehur që kam dobësi për doktor Berishën. Po dole në krye të revolucionit duhet ta drejtosh atë në çdo sekond. Revolucioni bën edhe ndonjë gabim", deklaroi Meta. 

Të fundit