Flash News

E-TJERA

Protesta për aksin Thumanë-Kashar, qytetarët përplasen me efektivët e policisë

Protesta për aksin Thumanë-Kashar, qytetarët përplasen me

Ka nisur protesta e banorëve të Krujës dhe të Fushë Krujës për aksin Thumanë-Kashar.

Banorët akuzojnë qeverine se rruga e re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentimit.

Një përplasje mes policisë dhe banorëve është shënuar në këto momente ku  Policia ka tentuar të largojë qytetarët nga rruga, por ka gjetur reagimin e tyre.

Qytetarët nuk duan që të largohen nga rruga. Janë edhe forcat e ndërhyrjes së Shpejtë, që po përplasen me protestuesit.

Efektivët kanë lëshuar edhe gaz lotsjellës. I pranishëm në tubim është edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Qytetarët prej 30 minutash kanë bllokuar dy anët e rrugës Thumanë-Kashar. Banorët kërkojnë që të kenë akses në rrugën Thumanë-Kashar. Pas ndërhyrjes nga policia, është liruar një nga akset e autostradës Thumanë-Kashar.

 

Të fundit