Flash News

E-TJERA

Banorët e Krujës protestë për ndërtimin e hyrje-daljes në aksin Thumanë -Kashar

Banorët e Krujës protestë për ndërtimin e hyrje-daljes

Banorët e Krujës kanë protestuar pasditen e sotme ashtu siç kishin paralajmëruar te ish rrethrrotullimi i Thumanës.   

Ata protestojnë kundër izolimit të tyre dhe për ndërtimin e hyrje-daljes në aksin Thumanë -Kashar, e cila u inaugurua disa javë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Banorët ankohen se projekti i qeverisë i ka përjashtuar për të patur akses në autostradën e re, duke bërë që bizneset e rrethit Krujë të rrezikojnë falimentin.

Të fundit