Flash News

E-TJERA

Përplasjet/ Lapaj: Bëhen të dhunshëm sapo kanë epërsi numrash, çmimet rriten nëse nuk qëndrojmë

Përplasjet/ Lapaj: Bëhen të dhunshëm sapo kanë

Qytetarët vazhdojnë të protestojnë para kryeministrisë, pavarësisht tentativës së policisë për t’i shpërndarë. Juristi dhe aktivisti Adriatik Lapaj komentoi përplasjet, duke thënë se sapo shikojnë që kanë epërsi në numra, bëhen të dhunshëm.

Ai iu kërkoi qytetarëve që të kuptojnë rëndësinë e të qënit të pranishëm në protestë. Në orët e paradites, prania e protestuesve ishte shumë më e lartë.

“Kjo sjellje e pasdites na lë një shije shumë të keqe, sepse është e panevojshme. Tregon që sapo ata kanë supermadhësi numrash, dalin në orgjinë, bëhen të dhunshëm”, deklaroi Lapaj.

Ky i fundit tha për mediat se nëse qytetarët nuk vazhdojnë të rezistojnë, çmimet do të rriten sërish. Ulja e tyre pas protestave, sipas Lapajt, dëshmoi që kishte abuzim.

“Mos kujtojnë se ra nafta me 700 lekë, vete prapë me 3 mijë nëse nuk qëndrojmë. Duhet të qëndrojnë që të ulen edhe çmimet e ushqimeve, sepse ka abuzim. Dhe fakti që çmimket u ulën tregon që ka pasur abuzim. Ne jemi në të drejtën tonë. Kjo është një protestë qytetare. Kanë dalë mbi 100 mijë qytetarë në këto tetë ditë”, u shpreh ai.

Të fundit